Partia e Re Demokratike nga radhët e boshnjakëve ka siguruar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës. Emilia Rexhepi nga kjo parti, ka deklaruar qartë se nuk do të mbështesë një mandatar nga opozita për formimin e qeverisë, duke thënë se Albin Kurti do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare.

Emilia Rexhepi konfirmon mbështetjen për Kurtin në formimin e qeverisë së re

E pyetur nëse do të mbështeste një mandatar nga opozita në rast të dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë, ajo u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”.

“Kjo është përgjigja ime shkurt sepse jam e sigurt që Albin Kurti do ta formojë qeverinë.

Dhe e dyta nga një prizëm tjetër, nuk jam nga ata që e ndërrojnë karakterin apo principin brenda nate. Të jesh zëvendëskryeministër dhe të vish nga komuniteti boshnjak nuk ka qenë praktik, aty ka qenë gjithmonë ndonjë serb. Nuk është kjo kategori kushtetuese. Dhe si rezultat i Listës Serbe dhe partive shqiptare, gjithmonë zëvendëskryeministri ishte nga komuniteti serb.  Dhe tani unë që vije nga komunitet boshnjak, dhe që kam marrë këtë pozitë nuk do të ishte fer që të ia bëj kryeministrit këtë. Kam qenë parimore dhe me partitë tjera. Fuqia elektorale që Kurit ka me mbi 300 mijë vota, është një besim i madh që ka marrë brenda shteti tonë. Dhe kjo dëshmon që duhet të ec përpara me një njëri të tillë”, ka thënë Rexhepi në Debat Plus.