Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bisedon me NISMA-n rreth dy ose tre emrave për kryeparlamenarin.

Sipas saj, qeveria në detyrë ka dhënë dorëheqjen e saj dhe se opozita nesër duhet të votojë raportin e mandateve të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit të legjislaturës së re.

“Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari”.

“Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për reagimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re”, ka thënë Rexhepi në RTK.

Tutje, ajo tha se është e pamundur që qeveria, kryeministri dhe të gjithë ushtruesit e detyrave që kanë qenë në ekzekutiv, të braktisin qeverinë dhe shtetin deri sa të formohet qeveria e re,

“Rregulli është që kryeministri mbetet në detyrë deri në momentin kur të vjen kryeministri i radhës, i cili votohet nga Kuvendi”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika