Rexhepi: Po thyhet një tabu, shqiptarët do të jenë në krye të Qeverisë së Maqedonisë së V.
Deputeti i Lëvizjes, Skender Rexhepi, ka thënë se ne Maqedoninë e veriut po thyhet një tabu, pasi në krye të Qeverisë do të jenë shqiptarët. Rexhepi ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të thyesh një tabu. “Të thyesh një tabu nuk është lehtë. Të thyesh një tabu për vendet rezervuara është një çështje […]
Deputeti i Lëvizjes, Skender Rexhepi, ka thënë se ne Maqedoninë e veriut po thyhet një tabu, pasi në krye të Qeverisë do të jenë shqiptarët.
Rexhepi ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të thyesh një tabu.
“Të thyesh një tabu nuk është lehtë. Të thyesh një tabu për vendet rezervuara është një çështje që është obligim për të gjithë deputetët për të gjithë qytetarët kudo që jetojnë. Shëmbëlltyrën më të mirë të thyerjes së tabusë e kemi SHBA-të, ku deri para 20 vjetësh vetëm në filma fantastiko-shkencor zezakët mund të paramendonin vetën kryetar të shtetit. Mirëpo sot atje është realitet… jeta shumë kombëshe atje ka treguar sukseset e veta.
Andaj sot në Maqedoninë e Veriut po thyhet një tabu, për vendet e rezervuara për faktin që shqiptarët do të qëndrojnë në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut… të jesh kryeministër qoftë edhe 100 ditë, është një simbolikë mjaftë e rëndësishme dhe është mriz të jemi pjesë e kësaj simbolike të rëndësishme”, ka thënë Rexhepi nga foltorja e Kuvendit.
Talat Xhaferi, pritet të zgjidhet kryeministër., duke u bërë shqiptari i parë që merr këtë post ne Maqedoninë e Veriut.















