Rexhepi: Protestuesit më kapën dhunshëm dhe më kthyen mbrapsht, nuk e përjetova mirë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka folur për momentin kur, gjatë tensioneve para Kuvendit të Kosovës, ka tentuar të largohet nga objekti, por është ndaluar fizikisht nga protestuesit.

Rexhepi ka thënë se situata është tensionuar pas ardhjes së organizatorit të protestës, Çlirim Haziri, për të cilin pretendon se u ka dhënë protestuesve urdhër që ta kapnin.

“Nuk e përjetuam mirë. As që e kam prit, me iu thënë të vërtetën. Ajo ndodhi ashtu siç ndodhi, pas një seance të jashtëzakonshme që e patëm sot gjatë tërë ditës”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka thënë se situata u përshkallëzua pas ardhjes së Hazirit në vendin e ngjarjes.

“Situata është tensionuar me ardhjen e Çlirim Hazirit, i cili iu ka dhënë urdhër që ata me më kap dhunshëm. U kam thënë: ‘Kthena, mos më prekni, mos më shtyni’, por u pa ajo çfarë ka ndodhur”, ka thënë Rexhepi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika