Rexhepi: Raportet ShBA – Kosovë janë të palëkundura, kjo është çështje politike dhe nuk ndikon tek popujt

Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka thënë se raportet ShBA-Kosovë janë të palëkundura por sipas tij, kanë lëvizur raportet mes individëve

Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se raportet ShBA-Kosovë janë të palëkundura por sipas tij, kanë lëvizur raportet mes individëve.

Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike dhe nuk ndikon tek popujt.

Kryetari i kësaj shoqate ka thënë se atë që kanë bërë ShBA-të jo vetëm gjatë luftës por dhe gjatë historisë, Dita e Pavarësisë së ShBA-ve është datë sublime dhe se është datë e jashtëzakonshme.

“Për mua do të përkrahja idenë e zyrtarëve të disa partive që të futet edhe si festë shtetërore e Kosovës (Dita e Pavarësisë së ShBA-ve) …Falë Shtetve të Bashkuara të Amerikës u ndal gjakderdhja në Kosovë, kemi të vdekur, kemi heronj, kemi dëshmor, përulem para tyre. Por të gjithë ata që janë të moshës më të madhe e dinë se brenda një dite në Srebenicë janë vrarë 8372 shtetas boshnjak nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Edhe ne kemi viktima por me keqardhje po e them se mos të ishin ShBA-të për ata që kanë jetuar në kohë lufte në Kosovë, e dinë se këtu (në Kosovë) ka qenë e mundur të bëhen disa ‘Srebenica’”, ka shtuar Rexhepi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika