Rezoluta për Srebrenicën, Krasniqi: Edhe mizoritë serbe të kryera në Kosovë duhet të dënohen

"I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të solidarizohet me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi dhe llogaridhënie. Të zhdukurit duhet gjetur, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe viktimat të nderohen me dinjitetin që meritojnë"

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Për këtë ka reaguar edhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se me këtë vendim krimi i gjenocidit ka marrë trajtim dhe dënim në nivel global.

“Sot, krimi i gjenocidit mori emrin, trajtimin dhe dënimin e tij të vërtetë në nivel global. Sot, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u shënua një hap i rëndësishëm në njohjen e mizorive që ndodhën në Srebrenicë 29 vite më parë.

Miratimi i Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë dërgon një mesazh të qartë: krimet e luftës dhe kundër njerëzimit nuk mund të injorohen dhe as të harrohen – përkundër kohës që kalon.  Është e domosdoshme që akte të tilla kriminale, të nxitura nga urrejtja dhe qëllimet makabre, të etiketohen pa mëdyshje për atë që janë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Sot, Srebrenica, mbi 8 mijë viktima që u vranë mizorisht përgjatë 10 ditëve, si dhe familjet e tyre, gjetën sadopak prehje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se edhe mizoritë e kryera nga Serbia në Kosovë duhet të dënohet nga komuniteti global.

“Derisa e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë Rezolutë, rikujtojmë rëndësinë urgjente për njohje dhe dënim të ngjashëm ndërkombëtar të krimeve të kryera edhe në Kosovë. Mizoritë e kryera nga Serbia në Kosovë kërkojnë të njëjtin nivel vëmendjeje dhe dënimi nga komuniteti global. Mijëra familje në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të dashurit e tyre dhe është thelbësore që zëri i tyre të dëgjohet”, ka shkruarr më tej Krasniqi.

Ai i ka bërë thirrje komunitet ndërkombëtar që të solidarizohet me popullin e Kosovës.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të solidarizohet me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi dhe llogaridhënie. Të zhdukurit duhet gjetur, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe viktimat të nderohen me dinjitetin që meritojnë.  Vetëm përmes njohjes dhe drejtësisë ndërkombëtare mund të shpresojmë të shërojmë plagët e së kaluarës dhe të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në paqe dhe pajtim”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika