Rezultatet e përmbledhura: VV kryeson me 49 ulëse, PDK 24, LDK 19 dhe AAK 8

Kuvendi i Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, ku deri tani janë procesuar 2,319 nga 2,634 vendvotime, që përbëjnë 88.04 për qind të totalit.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e publikuara janë rezultate të përmbledhura, të cilat përfshijnë të dhënat nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe përditësohen në bazë të procesit të numërimit në QNR.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 272,595 vota ose 42.63 për qind, duke siguruar 49 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 135,673 vota ose 21.22 për qind, që përkthehen në 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 109,390 vota ose 17.11 për qind, duke siguruar 19 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 47,417 vota ose 7.41 për qind, duke siguruar 8 ulëse.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka siguruar 9 ulëse me 42,653 vota, ndërsa partitë e tjera përpos KDTP, kanë fituar nga 1 ulëse secila.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika