Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas njoftimit të KQZ-së, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka marrë 26 vota, njofton Dukagjini.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Peci ka marrë 70 vota, ndërsa Tahiri 39.

Rezultatet e plota mund t’i shihni KËTU.