Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmeve të autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, duke theksuar se fushata shpifëse e Serbisë po shtrihet edhe përtej kufijve të saj.

Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, Rohde ka cituar kryevëzhguesen e BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau, duke thënë se Serbia ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar ambasadori.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt, por procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.