Richarlison, Payet dhe Oleksy emërohen si finalistë për golin e vitit 2022
Me mbylljen e muajit të dytë të vitit 2023, FIFA do të mbajë galën e saj vjetore “The Best”, për të festuar më të mirët në futbollin botëror gjatë gjithë vitit 2022, me ceremoninë që do të zhvillohet më 27 shkurt. Në seksionin e golave, të emërtuar sipas legjendës së “Ferenc Puskas”, tre finalistët e […]
Me mbylljen e muajit të dytë të vitit 2023, FIFA do të mbajë galën e saj vjetore “The Best”, për të festuar më të mirët në futbollin botëror gjatë gjithë vitit 2022, me ceremoninë që do të zhvillohet më 27 shkurt.
Në seksionin e golave, të emërtuar sipas legjendës së “Ferenc Puskas”, tre finalistët e përzgjedhur janë Richarlison dhe goli i tij me goditje “biçikletë” në Kupën e Botës në Katar, goli spektakolar i Dimitri Payet për Olimpique Marseille dhe goli me gërshërë i Marcin Oleksy, në ndeshje futbolli me paterica.
Në ceremoni do të shpërndahen një sërë çmimesh, megjithëse pjesa më e madhe e fokusit fillestar është se kush nga Lionel Messi, Kylian Mbappe apo Karim Benzema, do të marrë çmimin për lojtarin më të mirë në vitin 2022.
Fituesi do të shpallet më 27 shkurt, kur edhe do të prezantohen trajneri më i mirë, portieri më i mirë dhe njëmbëdhjetëshi më i mirë i vitit, ndër shumë çmime të tjera.















