Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale ka marrë vendim që të lejojë nisjen e punimeve në rrugën “A” në Prishtinë, tre muaj pas pezullimit të tyre.

Në aktvendimin thuhet se janë aprovuar si të bazuara ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës si dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.

“APROVOHEN si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës, me seli në Prishtinë dhe O.E. “Sallahu” SHPK me seli në Kaçanik, NDRY SHOHET aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që vendoset si në vijim: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group” Sh.P.K, me seli në Graçanicë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit PSh.nr.144/23 të datës 19.04.2023 të Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në vendim.

Me këtë rast është ndryshuar aktvendimi i datës 30 nëntor 2023.