Rigjykimi i rastit të Marigona Osmanit mund të ulë dënimet e të akuzuarve

Vendimi i Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit e ka habitur Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës. Megjithatë përfaqësues të RRGK-së presin që edhe në procesin e ri, të dyshuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të marrin dënim maksimal. Mirëpo, juristët nuk përjashtojnë mundësinë e uljes së dënimeve për të akuzuarit

Me duartrokitje ishte mirëpritur dënimi me burgim të përjetshëm i Dardan Krivaqës, të akuzuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Por shumëkush mbeti i habitur të premten, kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthej rastin në rigjykim, ku pos Krivaqës ishte i dënuar edhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, ai me 15 vjet burgim.

E, në mesin e të zhgënjyerve për këtë vendim është edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

“Ka pas prova ma shumë sesa që duhet të ketë në mënyrë që institucionet të marrin vendimin e duhur që është dasht me marr karshi këtij rasti. Kështu që rasti i Marigonës nuk është dasht të kthehet në rigjykim. Ne kemi shpresuar se Apeli vetëm do ta fuqizojë vendimin e Gjykatës Themelore ashtu që rasti të shkojë në supreme dhe vendimi të kthehet i plotfuiqshëm. Kështu që në asnjë moment nuk e kemi pritur se ky rast do kthehet në rigjykim mirëpo sido që të jetë, ne presim që dënimi të jetë maksimal”, ka kërkuar Besarta Brezhnica, RRGK.

Por një vendim i tillë sipas avokatit, Arbër Jashari merret në baza faktike.

“Zakonisht, kur ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale ose vërtetim jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, atëherë Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim. Siç thash edhe më herët, rastet kur Apeli i kthen lëndët në rigjykim nuk janë të shpeshta, dikun 11-12 përqind e të gjitha rasteve penale që vijnë me ankesë”, ka sqaruar Arbër Jashari, Avokat.

Nisja e procesit nga zeroja, sipas avokatit Jashari, mund të sjellë ndryshime në lartësinë e dënimeve.

“Mund të jap një vendim krejt ndryshe nga ajo që e ka marrë herën e parë, ose mund ta marrë sërish vendimin e njëjtë mbi dënim ose mund ta marrë ndonjë vendim që është më i lehtë, eventualisht më i ashpër varësisht nga rrjedha e procedurës mirëpo në rastet kur ankesë ka bërë vetëm i pandehuri, atëherë gjykata edhe në rigjykim nuk mund të marrë vendim më të disfavorshëm sesa që ka marrë herën e parë”, ka shtuar Arbër Jashari, Avokat.

Sipas vendimit të Apelit, të akuzuarit mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Lidhur me vendimin, televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me familjarë të së ndjerës, por ata kanë qenë të pa qasshëm.

Në gusht të vitit 2021, Marigona Osmani ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt, nga dy të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika