Rihapet rasti ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë

Është rihapur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku F.S, e cila akuzohet se nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj

Gjykata Themelore në Prishtinë

Teksa pritej të shpallej aktgjykimi për të akuzuarën për vrasje të rëndë, trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vendosur ta rihapë rastin për shkak të dorëzimit të disa provave të reja nga pala mbrojtëse e të akuzuarës.

F.S,akuzohet se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj.

Sipas gjykatësit Kushtrim Shyti, deri tek rihapja e shqyrtimit gjyqësorë ka ardhur pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokat Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës, shkruan BetimipërDrejtësi.

Ndryshe, më nëntë maj të vitit 2021, Prokuroria Themelore në prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pa e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika