Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte në Pejë

Gjykata ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në çështjen penale ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës dhe në fshatra të tjera të rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në zbatimin e një fushate të dhunshme kundër civilëve shqiptarë.

Prokuroria e ngarkon atë me aplikimin e masave të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit mizor dhe çnjerëzor, mbajtjes në kushte skllavërie, si dhe dëbimit e deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Përveç kësaj, Gjokoviq akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile shqiptare në zonën e Pejës.

Me vendimin për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, procesi do të vazhdojë me administrimin e provave dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika