Rikthehen videot e LVV-së, tregon çka pati e çka s’pati në qeverisjen dyvjeçare të saj

Edhe një herë tjetër, subjekti politik në pushtet, LVV, përmes një videoje kritikuese, nuk ka kursyer "sulmet" kundrejt opozitës, por kësaj radhe edhe ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jashari

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është rikthyer me një video, përmes së cilës, i tregon elementet që munguan në qeverisjen dyvjeçare të saj, e të cilat, sipas saj, ekzistonin në qeverisjet e mëhershme.

Partia në pushtet ka lansuar një video të martën, duke i treguar ato që dikur ishin “të zakonshme” në vend, e që tani po mungojnë. Nga opozita e deri te kryesindikalisti, Rrahman Jashari, LVV ka numëruar një listë “mungesash” në Kosovë.

““Çka ka çka s’ka këto 2 vite? Nuk ka privatizim të fabrikave dhe tokave shtetërore me një euro ari. Nuk ka pronësi private mbi terminalet doganore. Nuk ka vjedhje të drogës në dhomë të dëshmive. Nuk ka këshilltarë e shoferë ministrorë që bartin drogë me logjistikë shtetërore. Nuk ka vjedhje të dy milionë eurove nga thesari në pikë të ditës dhe as vjedhje të kasafortës së AVUK-ut nën kujdesin e Policisë. Nuk ka më zhvatje të dhjetëra milionë eurove nga ndërmarrjet publike prej oligarkëve. Nuk ka falje të miliona eurove për kompanitë  e mëdha vendore e të huaja, veç pse i është tekur dikujt. Nuk ka më emërime partiake e familjare në borde të  ndërmarrjeve publike. Nuk shuhen më departamentet e task forcat antikorrupsion. Nuk ka më punsime pa konkurs e me konkurs të kurdisur. Univeriteti nuk përjashtohet nga ENQA. Institucionet nuk shantazhohen më nga sindikatat partiake. Nuk ka mikpritje të kriminelëve serbë në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka zgjedhje të Serbisë e referendum të saj brenda Kosovës. Nuk ka më fuqi Lista Serbe për të kushtëzuar Qeverinë. Nuk ka parajsa të drogës e të kriptovalutës në Veri të vendit. Nuk ka nënshkrime për Zajednicë apo ‘Asociacion’ e as falje të territorit”, thuhet në videon e publikuar.

Krahas kësaj, LVV thotë se tashmë ka shtet, shoqëri e qytetari, e njëherit edhe “Republikë”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika