Rikthehet ‘Detektivi’ me sezonin e ri

Të martën, pas dy sezoneve të garës me shumë emocione dhe me shikueshmëri të lartë, “Detektivi” rikthehet përsëri me sezonin e tretë, bashkë me moderatoren Edita Doli, nga ora 20:05 në RTV Dukagjini.

Si prodhim i televizionit Dukagjini, emisioni ”Detektivi” rikthehet me po të njëjtën tematikë, si kuizi më atraktiv në vendin tonë.

Pjesë e kuizit janë përzgjedhur personat që kanë kaluar fazën e testimit, duke u përgjigjur në pyetjet logjike. Me përgjigjet e sakta, ata kanë hyrë në garën për çmimin e madh.

Gjithashtu, përpos cmimit kryesor, do të ketë shpërblime edhe për gjysmëfinalista dhe finalistat e mbetur të garës.

Detektivi do të fillojë garën me nga tre kandidatë, e kuizi më pas do të vazhdojë me garën njësoj, por në gjysmëfinale do të shkojnë vetëm ata të cilët kalojnë të gjitha fazat e garës.

Emisioni do të transmetohet çdo të martë, me fillim nga ora 20:05 në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika