Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali
Mbi 99% e energjisë elektrike është rikthyer në Spanjë, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rregullimin e problemit, ka njoftuar operatori spanjoll i energjisë, “Red Electrica”. Megjithatë, disa rajone në Spanjë vazhdojnë të jenë në gjendje emergjente që nga e hëna për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Sipas autoriteteve, gjendja emergjente do […]
Mbi 99% e energjisë elektrike është rikthyer në Spanjë, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rregullimin e problemit, ka njoftuar operatori spanjoll i energjisë, “Red Electrica”.
Megjithatë, disa rajone në Spanjë vazhdojnë të jenë në gjendje emergjente që nga e hëna për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Sipas autoriteteve, gjendja emergjente do të shpallet vetëm në ato rajone që e kërkojnë një gjë të tillë.
Edhe në Portugali situata është përmirësuar ndjeshëm. Sipas qeverisë portugeze, gjatë natës energjia elektrike është rikthyer për 6.2 milionë shtëpi nga gjithsej 6.5 milionë.
Sipas një grupi tregtar të energjisë elektrike në Bashkimin Evropian, ndërprerja u shkaktua nga një problem teknik në një lidhje të rrjetit elektrik midis Francës dhe Spanjës.
Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka deklaruar se nuk ka asnjë indikacion që bëhet fjalë për ndonjë sulm kibernetik ndaj rrjetit shpërndarës.















