Të gjitha shërbimet e platformës Facebook janë rikthyer në funksion të plotë, pas një ndërprerjeje teknike që gjatë paradites kufizoi qasjen e përdoruesve.

Problemet prekën versionin në kompjuter, por edhe aplikacionet mobile, ku disa përdorues raportuan se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose kishin vështirësi në përdorimin e platformës.

Sipas njoftimeve të fundit, sistemet e Facebook janë stabilizuar dhe platforma po funksionon normalisht.

Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në rrjetin social Instagram.

Kompania ende nuk ka bërë të ditur shkakun e saktë të ndërprerjes teknike.