Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në rrugën “Don Shtjefën Kurti”
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë. KOSTT ka theksuar se rikthimi i rrymës është bërë përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet e tyre po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë […]
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
KOSTT ka theksuar se rikthimi i rrymës është bërë përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet e tyre po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6.
Sipas KOSTT, dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti” kanë kërkuar masa sigurie, në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse.
“KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.















