Rikthimi i ikonës, arrin Renault 4 i ri

Renault zbuloi makinën elektrike më të fundit në panairin e automjeteve në Paris. Koncepti i fundit, i quajtur Renault 4Ever Trophy, është makina elektrike më e re që bazohet në trashëgiminë e kompanisë, pas zbulimit të konceptit të Renault 5 EV

CEO i Renault, Luca de Meo prezanton konceptin 4ever Trophy në panairin e makinave në Paris





Renault në panairin e veturave në Paris, ka prezantuar versionin modern të “katërshit”, që tani për tani është vetëm në formë koncepti.

Koncepti Renault 4Ever Trophy me këtë paraqitje paralajmëron prodhimin serik, modelin kompakt SUV që do të jetë plotësisht elektrik.

Renault 4Ever Trophy

Koncepti është i lyer me ngjyrë hiri Gun Metal Silver, dhe është i pajisur me plastika mbrojtëse në pjesën e poshtme të karrocerisë.

Vetura ka rrota prej 19-inç me një dizajn futuristik, që janë të dizajnuara për të gjitha terrenet.

Renault 4Ever Trophy

Koncepti 4Ever Trophy ka dimensione tipike për segmentin B-SUV, edhe pse është për 68 mm më i shkurtër sesa modelit Captur i gjeneratës së dytë.

Më saktësisht 4EVER Trophy është 4.160mm i gjatë, 1.950 i gjerë dhe 1.900 i lartë.

Renault 4Ever Trophy

Kompania franceze nuk ka zbuluar detajet për bateritë e vendosura në pjesën e poshtme, si dhe motorin elektrik.

Renault 4Ever Trophy

Megjithatë, është konfirmuar që versioni serik i SUV-it, do të bazohet në platformën e versionit mekanik CMF-BEV dhe se do të prodhohet në Francë.





Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika