Rikthimi i liderëve në ShBA, kësaj radhe takojnë Blinkenin

Takimi i paralajmëruar për sonte i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me sekretarin amerikan të shtetin, Antony Blinken është mirëpritur në Kosovë. Kjo pasi sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare dhe politike, ky takim e nxjerrë Kosovën nga periudha e vështirë pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë. Në Kosovë ka shpresë se nga ky takim mund të vijnë lajme të mira për dialogun dhe rrugën drejt partneritetit për paqe të NATO-s

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Me kritika u përcoll udhëtimi në Amerikë i dy prej udhëheqësve të shtetit për të qenë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Por, është një takim që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do ta zhvillojnë, i cili vlerësohet se arsyeton udhëtimin e tyre në kontinetin e largët.

Bëhet fjalë për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Takimi ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe zyrtarit të dytë me të lartë amerikan pas presidentit, do të mbahet sonte nga ora 22:30 sipas kohës lokale në Kosovë.

Ky takim vlerësohet i një rëndësie të veçantë nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

“Ky është një sinjal jashtëzakonisht pozitiv, por besoj që do të marrin edhe detyra shtesë që duhet t’i implementojnë gjatë rrugës, siç ka qenë letra e sekretarit Blinken. Ajo i ka dhënë disa detyra Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka arritur të gjitha t’i përfundojë edhe pse një pjesë e saj nuk varen nga qeveria, por një pjesë që ka të bëjë me politikën e brendshme, varen drejtpërdrejt nga qeveria,” ka thënë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Dritëro Arifi

Një takim të këtij niveli, Kurti e as Osmani nuk arritën ta zhvillonin rreth dy muaj më parë kur qëndruan për vizitë në SHBA.

Por, dhënien e mundësinë për organizimin e një takimi të tillë pas kësaj periudhe, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj e shpjegon me qëndrimet e Kurtit për dialogun.

Takimin, Demhasaj e quan lajm të mirë.

“Sipas të gjitha gjasave arsye që nuk ka ardhur deri te takimet e nivelit të tillë ka qenë pikërkisht qasja që Qeveria e Kosovës e ka pasur për dialogun. Kështu që shpresoj që Qeveria e Kosovës e ka ndërruar diskursin politik të saj sa i përket dialogut dhe është e gatshme të ulet me Serbinë dhe të arrijë marrëveshjen finale dhe ajo çka po kërkon Uashingtoni, pra marrëveshje që përfundon me njohje reciproke,” u shpreh analisti politik, Artan Demhasaj.

Artan Demhasaj

Vlerësim pak a shumë të ngjashëm për këtë çështje ka edhe profesori Arifi.

“Këto duhet parë nga disa këndvështrime. E para besoj është sepse është arritur marrëveshja për energjinë, është njëfar lloj kushtimisht shpërblimi që Qeveria e ka marrë nga Qeveria amerikane si notë pozitvie. E dyta, mos të harrojmë se sekretari Blinken është edhe anëtar i bordit të MCC-së, pra takimi do të jetë në kuadër të kësaj marrëveshjeje,” shtoi Arifi.

Kurti dhe Osmani udhëtuan në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë të mbi 200 milionë eurove.

Institucionet që ata drejtojnë kanë paralajmëruar edhe takime të tjera bilaterale.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika