Rina e Gita ndezin atmosferën në Radio Dukagjini

E marta e muzikës live sonte në emisionin “Super Trend” solli dy artistë shumë të talentuar.

Në studion e Radio Dukagjinit, në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin të ftuar ishin këngëtarja Rina Zogaj, dhe kitaristi Gita.

Zogaj deklaroi se së bashku me Gitën marrin pjesë në emisione të ndryshme ku shfaqin talentin e tyre, por edhe në mbrëmje akustike. Ajo tutje ka bërë të ditur se edhe pse ende nuk ka këngë të saj të publikuar, është në përgatitje të albumit të saj të parë, me këngë origjinale.

Tekstet e këngëve Zogaj deklaron se i punon të gjitha vet, teksa së bashku me Gitën punojnë edhe vijat melodike.Gita në anën tjetër deklaroi se janë në punimin e 3-4 këngëve të para, teksa albumi do të përmbajë së paku 8 këngë, e nga to, gjysma do të punohen me videoklipe.

Zogaj ka deklaruar se si tekstshkruese, ka shkruar tekste edhe për artistë tjerë. Në të njejtën kohë ajo vazhdon edhe studimet, vitin e parë ka studiuar muzikologji, teksa vitin e dytë dëshiron të vazhdojë me psikologji.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika