“Rinia për Vetëvendosje”, hallkë strukturale brenda Lëvizjes Vetëvendosje, është votuar sot si anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Socialistëve të Rinj.

Si nikoqire, LVV ka pritur sot të rinj nga e gjithë bota e aty mori pjesë edhe kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

 “Ne kuptojmë se përgjegjësia për të mbrojtur demokracinë bie në supet tona dhe në ëndrrat tona ne gjejmë guximin. Ky ka qenë synimi ynë në mandatin katër vjeçar dhe do jetë edhe në tjetrin. Kemi bërë për rininë…përmes platformën “super puna” për më pak se dy vite, qeveria punësojë më shumë se 14 mijë të rinj, nga 19 deri në 29 vjeç, 51 për qind prej tyre vajza”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës.

Rëndësia e tryezave si kjo për të rinjtë socialistë u theksua nga presidentja e organizatës.

“Jam e lumtur se janë të vetëdijshme për prioritet që duhet të punojmë sepse janë në solidaritet për të luftuar padrejtësinë, gjenocidin në një botë të tillë bipolare. Shpresoj që rezultatet e këtyre diskutimeve do t’i mundësojnë kryesisë apo udhëheqjes të adresojë prioritetet që duhet të fokusohemi, të jemi të vërtetë në kohë të propgandës dhe padrejtësisë. Tha Hend Mgaieth, Presidente e IUSY.

Pjesëmarrës ishte edhe ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou i cili përcolli mesazhet e veta për ruajtjen e demokracisë.

“Paqja dhe demokracia shkojnë bashkë. S’ka paqe me dominim por me partneritet. Ju bëj thirrje të keni imagjinatë radikale, jeni të guximshëm për të kërkuar drejtësinë, luftoni pragamatizmin. Besoni se dashuria politike dhe shpresa njerëzore janë forca revolucionare, rrezikoni për një botë më të mirë”, deklaroi George Papandreou, Ish-kryeministër i Greqisë.

Unionit Internacional të Socialistëve të Rinj është një organizatë ndërkombëtare rinore që bashkon rininë socialiste dhe socialdemokrate nga e gjithë bota.

Për qëllim ka promovimin e paqes, demokracisë, drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut në nivel global.