Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës teksa do të rinisin sot.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi./EO

Dyshimet për një të zhdukur në Batllavë, angazhohet edhe ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së

Të fundit nga rubrika