Rreth 75 fletëvotime me numër serik të ndryshëm të hasura në Mitrovicë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i numërimit dhe verifikimit të fletëvotimeve, i cili pritet të përfundojë gjatë orëve të ardhshme.

Gazetari i Televizionit Dukagjini, Liridon Llozani, ka raportuar se gjatë këtij procesi janë evidentuar 75 fletëvotime që kanë numër serik të shtypur ndryshe.

Sipas të dhënave nga komisionerët në Qendrën Komunale të Numërimit, kanë mbetur edhe rreth 10 kuti votimi për t’u procesuar, ndërsa rastet e fletëvotimeve me gabime serike janë vënë në dukje gjatë verifikimit.

Bajram Fetahu, anëtar i ekipit numërues nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar disa prej këtyre fletëvotimeve, duke theksuar se ato kanë numra serikë të ndryshëm, ndonëse janë gjetur në të njëjtën shkollë, kur në fakt duhej të ishin të ndara sipas vendvotimeve përkatëse.

Sipas komisionerëve, një pjesë e këtyre fletëvotimeve janë të papërdorura, ndërsa disa të tjera janë përdorur për votim për kandidatët për kryetar të komunës.

Në përputhje me procedurat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fletëvotimet e përdorura që kanë numër serik të pasaktë ose mungesë të numrit të vendvotimit do të ruhen deri në një vendim përfundimtar nga KQZ.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika