Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

 Ish-kancelari, Rishi Sunak, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara për udhëheqjen e konservatorëve, rrjedhmisht me këtë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Rishi Sunak

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për udhëheqje konservatore në minutat e fundit përpara mbylljes së nominimeve.

Këtë e beri të ditur Penny Mordaunt nëprmjet një postimi në Twitter, pas tërheqjes së saj, ku bëri të ditur se, Rishi Sunak, do të jetë i pari partisë konservatore dhe më këtë edhe kryeministri i ardhshëm i Mbretërsisë së Bashkuar.

Rishi Sunak, kryeministri i tretë i Britanisë në shtatë javë, do të përballet me sfidën e madhe të projektimit të stabilitetit pas një periudhe kaosi historik politik dhe financiar të tregut. Por detyra e tij tjetër – përcjellja e vendit përmes një recesioni  – është gati të jetë po aq e frikshme.

Ndërkaq, Truss, kryeministrja britanike në largim dhe me mandatin më të shkurtër, ka uruar Rishi Sunak për fitoren në garën për ta zëvendësuar atë, më pak se dy muaj pasi ajo e mposhti atë në garën e parë të lidershipit konservator të vitit.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika