Rishi Sunak ka mjaft mbështetës për të kandiduar, Boris Johnson seriozisht po ndjek një rikthim

Ish-kryeministri, Boris Johnson, është duke u cilësuar si favorit për të zëvendësuar Liz Truss, pas dorëheqjes së saj para disa ditësh. Por ish-kancelari, Rishi Sunak, ka kaluar pragun prej 100 deputetësh konservatorë dhe me këtë, do të jetë në fletët e votim të hënën

Rishi Sunak

Rishi Sunak, u bë kandidati i parë për udhëheqje konservatore, i cili siguroi mbështetjen e 100 deputetëve të premten mbrëma, ndërsa mbështetësit e Boris Johnson, filluan të paralajmëronin për një mospërputhje.

Ish-kancelari arriti pragun rreth orës 22:00, sipas një burimi të fushatës, që do të thotë se ai do të jetë në fletën e votimit për votimin e së hënës. Ekipi i tij tani kërkon miratimin e shumicës së deputetëve konservatorë.

Johnson po telefonoi deputetët konservatorë nga Republika Domenikane, në shenjë se sa seriozisht po ndjek një rikthim, pasi aleatët kërkuan që anëtarëve konservatorë t’u jepej një shans për të votuar.

Mediumi The Telegraph ka zbuluar se Kemi Badenoch, Sekretarja Ndërkombëtare e Tregtisë dhe Suella Braverman, ish-sekretarja e Brendshme, po shqyrtojnë mbështetjen e zotit Johnson , në atë që do të ishte një nxitje e madhe që mund të bashkonte të Djathtën e partisë.

Cilët janë kandidatët që mund ta zëvendësojnë Liz Truss?

Kanë mbetur vetëm pak më shumë se 48 orë në garën e shpejtë për nominimet, për të zëvendësuar Liz Truss, si kryeministër.

Të premten mbrëma, Sunak kishte siguruar mbështetjen publike të 97 deputetëve konservatorë, me Johnson të dytin me 52 deputetë dhe Penny Mordaunt , udhëheqësen e Komunave, më 22.

Ndërkohë, Johnson fitoi mbështetjen e ministrave të kabinetit, me Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes, pastaj Simon Clarke, Sekretari i Komuniteteve, që e miratuan publikisht atë.

Ben Houchen, kryebashkiaku i Tees Valley, që mbështeti zotin Sunak në garën e fundit, deklaroi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin Johnson.

Sunak zgjodhi gjithashtu mbështetës me emra të mëdhenj, me Sajid Javid, ish-sekretarin e shëndetësisë dhe kancelarin, duke lëshuar mbështetjen e tij në Twitter.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika