Rita Ora e “shkatërruar” nga vdekja e Liam Payne: Kënga jonë merr një kuptim të ri

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shprehur pikëllim të thellë pas lajmit tragjik për vdekjen e yllit të “One Direction”, Liam Payne.

Payne, i cili humbi jetën të enjten në Argjentinë, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tretë, me raportime që sugjerojnë se 31-vjeçari ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Ora ka thënë se ndjehej “e shkatërruar” dhe se e kishte zemrën e thyer.

Ajo kujtoi bashkëpunimin e tyre për hitin “For You”, duke theksuar se tani kjo këngë merr një kuptim krejtësisht të ri për të.

“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ishte thjesht gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj me të. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij,” ka shkruar Ora.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika