Është këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila ka pushtuar skenën magjike të garës së këngës, “Eurovision”, mbrëmjen e së martës.

Ora ka performuar këngën e lansuar së fundmi, “Praising You”, duke mos lënë anash as hitet e deritanishme si “Anywhere”. Të njëjtat u shoqëruan edhe nga moria e kërcimtarëve, hapat e të cilëve i ndiqte edhe Ora.

Në skenën e “Eurovisionit” kanë interpretuar edhe artistë të tjerë.

Ngjitur gjeni disa pamje të performancës së Orës.