Rita Ora në “The Voice Australia”: Mezi pres t’i shoh talentët e këtij viti

“Unë po vij. Më pëlqen të jem në Australi, njerëz jeni shumë argëtues. Mezi po pres të shoh talentët e këtij viti”, ka thënë këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora e cila është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e “The Voice Australia”

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e “The Voice Australia”.

Ajo do të jetë në juri me Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Jason Derulo, pas largimit të Keith Urban.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ka shfaqur emocionet e saj pak ditë para nisjes së këtij spektakli.

Me fotografi të ndryshme nga xhirimet, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë të ditur se mezi po pret t’i shohë talentët e këtij viti.

“Unë po vij. Më pëlqen të jem në Australi, njerëz jeni shumë argëtues. Mezi po pres t’i shoh talentët e këtij viti”, u shpreh 32-vjeçarja.

 

Në këtë set fotografik, ajo vjen me një fustan ngjyrë portokalli në rozë si dhe një palë taka të tejdukshme.

Dukjen e kompletoi me një grim më të theksuar, doreza të ngjashme si dhe aksesorë ari.

Shfaqja është rikthyer për sezonin e 12-të, gjersa edhe këtë vit do të ketë talentë të shumtë e surpriza për shikuesit.

“The Voice Australia” do të nisë më 6 gusht në Channel 7 dhe 7plus.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika