Rita Ora uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë

Ylli kosovar me famë ndërkombëtare ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora

Këngëtarja me preardhje nga Kosova, e me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar Kosovën në Ditën e Pavarësisë.

Në 15-vjetorin e Pavarësisë, Ora ka uruar Kosovën nëpërmjet një video-mesazhi.

Video-mesazhin e ka nisur me një pjesë të këngës “Shine your light” të cilët e pati incizuar në Kosovë.

Rita Ora

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ajo numëron jo më pak se 16 milionë ndjekës, Ora ka shkruar  “Urime Ditën e Pavarësisë”, teksa e ka shpërndarë një video të performancës në Prishtinë, shoqëruar me ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Rita Ora përndryshe ka qenë e para këngëtare shqiptare nga Kosova e cila ka depërtuar në tregun e huaj të muzikës.

Ajo gjithashtu mbetet shqiptarja e vetme me renome botërore që i ka dedikuar këngë vendit të saj në vitin 2012, të titulluar “Shine Ya Light”.

Rita Ora në xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë, në vitin 2012

Ora ishte e ftuar speciale në kremtimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pesë vjet më parë, në një koncert gjigant dhe të paharruar që mbajti para popullit shqiptar në Prishtinë.

Rita Ora në dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Që nga viti 2015, me dekret të presidentes së atëhershme të vendit, Atifete Jahjaga, Rita Ora është shpallur ambasadore nderi e shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika