Rivarrosen eshtrat e një banori të Piranës që ishte zhdukur në luftë

Gati 2 vjet pasi i ishin gjetur eshtrat, trupi i Ukshin Ukajt që ishte zhdukur që nga koha e luftës, është varrosur në fshatin Piranë të Prizrenit. Mbetjet kockore të tij ishin gjetur gjatë gërmimeve në varrezat e lagjes Tusuz, derisa të zhdukur figurojnë akoma edhe 5 banorë të fshatit Prianë

Nga dhimbja për humbjen e familjarëve nuk po e mbanin këmbët.

Këto pamje trishtuese nga lufta e para 25 vjetësh në Kosovë i përkasin fshatit Piranë të Prizrenit.

Pikërisht në këtë fshat janë kthyer eshtrat e një banori të tij i cili figuronte ishte zhdukur që nga ajo periudhë.

Bëhet fjalë për Ukshin Ukaj i cili ishte njëri ndër viktimat e forcave serbe dhe vendndodhjen e trupit të nuk ishte ditur asgjë që nga 26 prilli i vitit 1999.

Eshtrat e tij ishin gjetur gjatë gërmimeve të vitit 2022 në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Pas procedurave të identifikimit, eshtrat e Ukajt u varrosën në fshatin e tij të shtunën.

Detaje rreth këtij rasti tregon kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara.

“I zhdukur me forcë, i rrëmbyer dhe i zhdukur nga Policia serbe, në fshatin e tij dhe pastaj është një e dhanë që është parë në Komunën e Prishtinës por sipas gjitha gjasave është kthyer pastaj është bartur në komunën e Prizrenit. Ndërsa eshtrat apo mbetjet mortore janë gjetur nga lokacioni i varrezës së jashtëligjshme që është brenda hapësirave të varrezave të qytetit të Prizrenit”, tha Kushtrim Gara nga Komisioni për personat e zhdukur.

Gara tregon që pos rastit të Ukajt, gjatë këtij viti kanë bërë edhe tri rivarrime të tjera.

“Qysh në fillim të vitit, në fillim të muajit shkurt kemi pas një rivarrim në fshatin Pantinë të Vushtrisë, pastaj në muajin prill kemi pas një rivarrim në një fshat të Komunës së Suharekës dhe diku me 29 prill po ashtu në fshatin Pantinë të Vushtrrisë është bërë rivarrimi i Azem Tahirit”, tha Gara.

Pas rivarrimit të eshtrave të Ukshin Ukajt, 5 banorë të fshatit Piranë të Prizrenit mbesin të zhdukur.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika