Rizvanolli: Dialogu me Serbinë s’është në top listën e problemeve tona

“Dialogu me Serbinë nuk është në top listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona”.

Kështu është shprehur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kur është pyetur se cili do të ishte përfitimi ekonomik që mund ta ketë Kosova nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo në një intervistë për Deutsche Welle, ka theksuar se, më jetike është problemi me energjinë në Veri.

“Sigurisht që kemi problemin e energjisë në veri, të cilin e kemi tash e 23 vjet, e për të cilin jemi duke punuar. Presim rezultatet e dialogut në këtë aspekt. Ne si shtet i Kosovës kemi bërë maksimumin”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ministrja Rizvanolli, mospërdorimin e gazit natyror e ka konisderuar fatkeqësi.

Po ashtu, ka theksuar se, Kosova furnizimin me energji e bazon në termocentrale 40 deri në 60 vjet të vjetra, të cilat, sipas saj, në çdo moment mund të kenë prishje të paparashikuara.

“Si shtet përballemi me këtë krizë të paprecedentë në një kohë, kur për 40 vite nuk kemi pasur investime serioze në sektorin e energjisë. Mirëpo, ajo çfarë është me rëndësi është që ne e kemi një vizion të qartë për atë ku do të shkojmë. Për herë të parë strategjia jonë e energjisë synon dekarbonizimin deri në vitin 2050, në linjë me agjendën e gjelbër evropiane”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, ministrja Rizvanolli ishte pjesë e dialogut për energjinë në Berlin.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në Dialogun e tetë të Tranzicionit të Energjisë në Berlin, ka diskutuar për tranzicionin global të energjisë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kryediplomatja gjermane, i ishte drejtuar me disa fjalë edhe ministres, Rizvanolli.

“E dashur Artane, jam e kënaqur që jeni sot këtu në Berlin. Ky investim është investimi i huaj më i madh në historinë e vendit tuaj – dhe është i pastër dhe i gjelbër. Parku me erë furnizon me energji elektrike 100,000 familje dhe mbulon deri në 10% të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë”, kishte thënë ajo.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës në mbledhjen e 51 të mbajtur të premten e 24 dhjetorit, ka ndërmarrë një vendim lidhur me shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

Ky vendim nga ana e Qeverisë erdhi pasi Kosovën e kishte përfshirë kriza energjetike.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i Kuvendit të Kosovës, menjëherë, pas vendimit të Qeverisë, ka mbajtur një takim në të cilin ka shqyrtuar propozim-vendimin për masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë, vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika