Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një deklarate në rrjete sociale lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit.

“Edhe sa herë do të mblidhemi për të konstituuar Kuvendin e votuar Albulena Haxhiun për Kryparlamentare? Edhe sa herë të ketë nevojë!”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka kritikuar subjektet që sipas saj po e mbajnë peng Kuvendin që nga dita e parë.

“E edhe sa është ajo, përgjigjen e kanë ata që e kanë në dorë ta lejojnë konstituimin e Kuvendit që e kanë bllokuar nga dita e parë me arsyetime të ndryshme!”, shtoi deputetja e VV-së.

Ky reagim vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet plotësisht, për shkak të mospajtimeve mes partive politike.