Rizvanolli: Forcimi i bashkëpunimit ekonomik me Kroacinë është tejet i rëndësishëm

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në takimin me delegacion kroat ka diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut

Pamje nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Kroacia.

Në këtë takim ishte i pranishëm ministri për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Davor Filipoviq dhe ambasadorja, Danijela Barisiq.

“Ishte kënaqësi të pres në takim delegacionin e Qeverisë Kroate, në krye me ministrin për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm z. Davor Filipovic dhe ambasadoren zj.Danijela Barisic”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik me shtetet mike si Kroacia është tejet i rëndësishëm.

Në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut.

“Gjatë takimit kemi diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut, si dhe kemi këmbyer përvojat tona në përballje me krizën energjetike dhe inflacionin”, ka vijuar Rizvanolli.

Ndër të tjera, Rizvanolli ka uruar delegacionin për hyrjen e Kroacisë në Eurozonë dhe Schengen, synim ky që edhe Republika e Kosovës synon ta arrijë në një të ardhme të afërt.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika