Rizvanolli jep detaje rreth thirrjes së re për Efiçiencë të Energjisë

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte e ftuar te emisioni “Radar” me Edita Doli, ka dhënë detaje rreth thirrjes më të re për subvencionimin e qytetarëve të Kosovës për efiçiencë të energjisë elektrike.

Ministrja Rizvanolli ka potencuar se kjo është vazhdimësi e thirrjeve nga fondi i Efiçiencës së Energjisë së Kosovës, i cili përkrahet nga Fondi i Bashkimi Evropian dhe do të vazhdojë edhe javëve në vijim.

“Sot po lansojmë thirrjen pasi rreth një javë që realizuam thirrjen për fondin e Efiçiencës së Energjisë së Kosovës, i cili do të përkrahë me ndihmën e fondeve nga Bashkimi Evropian, do të përkrah për izolimin e shtëpive dhe ndërrimin e dritareve për të gjithë qytetarët e Kosovës që plotësojnë kushtet. Vazhdimësi e thirrjeve së kaluar që kemi pasur për pajisjet e ngrohjes”, ka theksuar Rizvanolli.

Rizvanolli ka bërë të ditur se “Thirrja e sotit ka të bëjë për pajisje elektro-shtepiake efiçiente, duke përfshirë rrobalarësen, enëlarësen dhe frigoriferin. Si dhe për herë të parë sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

Sa i përket vlerës së subvencionimit, Rizvanolli ka shtuar se çmimi është fiks, ku përfshin   “200€ rrobalarësen, 150€ enëlarësen dhe 100€ frigoriferi. Ky është çmimi maksimal për përfituesit e ndihmës sociale, qoftë kategorisë së parë, qoftë kategorisë së dytë. Gjithashtu, edhe prindërit vetushqyes kanë trajtim special”.

“Ndërsa në sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar përfshin çmimin 40% e vlerës së investimit me një kufi deri në 1000$”, ka shtuar Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se në vijim do të vazhdojnë me “masa të ngjashme me sistemin e ngrohjes efiçiente si dhe për panele fotomoltaike solare, do të bëhen për herë të parë”.

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Një nga kushti kryesor i aplikimit të qytetarëve të Kosovës është që “shtëpia apo banesa duhet të ketë konsum prej 250 kw, prej 10 deri në 12 muajt e fundit dhe që qytetarët të banojnë në pjesën më të madhe të vitit në atë shtëpi apo banesë”, ka shtuar Rizvanolli.

Një nga adresa e komunikimit me ministrin e Ekonomisë nga qytetarët është edhe komuniteti “Kurse Energjinë” në Viber, i cili ka rreth 60.000 pjesëmarrës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika