Rizvanolli në Forumin Ekonomik Kosovë – Portugali prezantoi të arriturat në sektorin e energjisë

Ministrja Rizvanolli ka thënë se Forumi Ekonomik Kosovë - Portugali tregon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë -Portugali, ku prezantoi sektorët kryesorë të kësaj ministrie, me theks energjinë dhe Teknologjinë Informative dhe Komunikuese.

Rizvanolli u shpreh e kënaqur me faktin që më shumë se 40 biznese nga Portugalia erdhën për herë të parë në rajon përmes Forumit Ekonomik Kosovë – Portugali, ku sipas saj, kjo tregon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, Rizvanolli prezantoi projektet e mëdha energjetike që kanë filluar duke shfaqur suksesin e ankandit të parë solar 100 MW dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive, ku ME-ja synon të ndërtojë 950 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtërishme, me një investim total prej 1.2 miliard euro.

Sipas njoftimit, përmes kësaj synohet të ofrohet siguri dhe mundësi të mëdha për investitorët ndërkombëtarë.

“Kosova ofron një fuqi punëtore të re dhe shumë të kualifikuar, ndërsa Portugalia sjell ekspertizën e saj në inovacionin digjital. Kjo sinergji ndërmjet talentit të teknologjisë në zhvillim të Kosovës dhe infrastrukturës digjitale të avancuar të Portugalisë, do të ofrojë një partneritet digjital transformues, duke i shtyrë vendet tona drejt bashkëpunimit dhe rritjes ekonomike”, ka theksuar Rizvanolli.

Në këtë ngjarje, përveç Rizvanollit, morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, afaristë dhe të ftuar të tjerë.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika