Rizvanolli: Ne i dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim vetëm 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkëpunimi në mes të KEK-ut dhe KESH-it ka sjellë rezultate të prekshme për qytetarët sa i përket furnizimit me energji elektrike

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkruar në rrejtin social Twitter, ku ka thënë se bashkupunimi me Shqipërinë është shumë i rëndësishem. Sipas Rizvanollit, Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) i kishte dhënë Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) energji elektrike.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, ka shtuar  Rizvanolli.

Kosovën e ka goditur kriza energjetike, duke shkaktuar reduktime nga ana e KEDS-it.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, i ka bërë thirrje KEDS-it që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike për bizneset.

Sipas tyre, kjo do t’i dëmtonte rëndë bizneset si dhe do të kishte pasoja në humbjen e tregut brenda dhe jashtë vendit duke rezultuar kështu në humbje të vendeve të punës.

Dhoma e Tregtisë, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS-it të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika