Rizvanolli njofton për hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente

E para e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se është hapur afati për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se që nga dita e premte (sot), është hapur afati për hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për qytetarët e Kosovës.

Rizvanolli theksoi se afati për fazën e parë është i hapur nga sot deri më datën 25 nëntor, kurse afati i fundit për fazën e dytë është data nëntë nëntor e këtij viti.

“Afati për fazën e parë është i hapur nga sot deri më datën 25 nëntor 2022, ndërsa afati i fundit për fazën e dytë është 9 nëntor 2022”, ka thënë ajo.

Tutje, Rizvanolli theksoi se thirrjes për aplikim nuk i janë përgjigjur të gjithë ata që kanë të drejtë, kjo sipas saj ka dhënë mundësinë që të rihapet thirrja përsëri.

“Jo të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën, kjo d.m.th. që kemi mundësi ta rihapim thirrjen dhe të përfitojnë edhe një numër më i madh sesa kanë përfituar tani”, ka thënë ajo.

Rizvanolli më tej bëri të ditur se thirrjes u janë përgjigjur 5992 qytetarë, kurse në fazën e dytë kanë qenë 2377 prej tyre, e që në përqindje i bie se 40% e qytetarëve që kanë aplikuar në fazën e parë e kanë vazhduar në fazën e dytë.

Rizvanolli njoftoi se do të finalizohen 2228 prej tyre. Në komisionet për ankesa sipas Rizvanollit janë shtruar 14 ankesa dhe se sipas saj janë adresuar të gjitha.

“Sipas vendimeve të komisioneve që i kanë vlerësuar këto aplikime, do të finalizohen 2228 marrëveshje, këta kanë përfituar duke e arritur vlerën e një milion e 400 e 35 mijë e 800 euro. Vlerësimet janë bërë nga katër komisione, përveç tyre ka themeluar komisionin për ankesa, në mënyrë që të shqyrtohen ankesat. Komisioni i ankesave i ka pranuar 14 ankesa dhe janë adresuar të gjitha”, ka thënë Rizvanolli.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika