Rizvanolli për deklaratën e Kurtit për luftë: Qëndrojmë mirë në aspektin e investimeve të huaja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova për sa i përket investimeve të huaja është duke qëndruar mirë dhe se investitorët kanë dhënë sinjale pozitive në këtë fushë

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë sa i përket krijimit të kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në një konferencë për media, ministrja Rizvanolli për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se më 31 korrik mund të kishte një përshkallëzim të situatës në Veri dhe se Kosova rrezikon luftë pasi presidenti rus Vladimir Putin qëndron prapa Serbisë, ka thënë se përkundër këtyre, Kosova në sytë e investitorëve nuk është më një shtet që ka fokus korrupsionin dhe mungesën e sundimit të ligjit, por siç thotë ajo, recepcioni i Kosovës si një shtet i korrupsionit është zbehur.

“Investitorët dhe opinioni publik kudo në Evropë e ka shumë të qartë se si po zhvillohen gjërat dhe e shohin tentimin e Rusisë për të destabilizuar vendet në Ballkan si dhe tentimin që ta destabilizojë rajonin përmes Serbisë”.

Ajo ka thënë se në takimet me investitorë në përgjithësi feedback-u ka qenë pozitiv.

“Recepcioni i Kosovës si shtet ku nuk sundon ligji është zbehur. Është çrrënjosur korrupsioni në nivel të lartë. Shumë prej atyre gjërave që janë përfolur për korrupsion në nivel të lartë janë konfirmuar në takimet e ndryshme me zyrtarë të lartë ku kemi pasur vizita, prandaj jemi në rrugë shumë të mirë në këtë aspekt”, ka përfunduar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika