Rizvanolli për minierën Trepça: Zhvillimi i saj u kthye në binarë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se gjatë këtij viti në minierën Trepça, paga mesatare e minatorëve ishte 805 euro dhe se investimet kapitale janë rritur për 20 për qind

Foto e postuar në llogarinë e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të shtunën e tre dhjetorit ka treguar të arriturat e minierës Trepça gjatë këtij viti.

Ministrja Rizvanolli përmes një postimi ka treguar se gjatë vitit 2022, paga mesatare për minatorët ishte 805 euro.

Rizvanolli shtoi se gjatë këtij viti në minierën Trepça ishin të përfshirë më shumë se 200 punonjës për praktikë dhe se shpenzimet janë ulur për 18 për qind.

Tutje ka shtuar se investimet kapitale janë rritur për 20 për qind dhe se 1800 MWh energji janë kursyer në krahasim me vitin paraprak. “Zhvillimi i saj është kthyer në binarë”, ka thënë tutje Rizvanolli.

“Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën”, ka theksuar ministrja e Ekonomisë.

Mes tjerash ajo ka theksuar se zhvillimi i minierës Trepça do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika