Rizvanolli: Po kërkojmë zgjidhje teknike dhe operacionale për realizimin e subvencionimit të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

“Qeveria e Kosovës po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike”.

Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të mbështesë qytetarët nga një rritje e papërballueshme të çmimit të energjisë.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja Rizvanoli, ka theksuar se udhërryefuesi për energjinë parasheh një afat kohor për realizimin e marrëveshjes.

“Afati parasheh që realizimi të bëhet më një tetor 2022 dhe ne jemi të angazhuar t’i realizojmë pikat që varen nga ne. Zotimet qe i kemi marrë nga ENTSO-E parashohin që Kosova ka përgjegjësi për tërë territorin e saj”, ka thënë ajo.

Një nga vendimet e rëndësishme ishte ai për ndarjen e 40 milionë euro për ndërmarrjen publike KOSTT.

Sa i përket vlerës së ndarë prej 40 milionë euro, Rizvanolli ka thënë se e njëjta parasheh përmbushjen e detyrimeve deri në momentin kur i kalon afati i zbatimit të udhërrëfyesit.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorin e energjisë dhe për shtetin, marrëveshja e kyçjes së Kosovës në ENTSO-E që është marrëveshje 2 vjeçare me mundësi ripërtrirje, është duke skaduar dhe është momenti kur 23 shtete që janë nënshkruese të marrëveshjes do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen e kyçjes për Kosovën. Si ministri e Ekonomisë me kërkesën e KOSTT-it, kemi bërë kërkesë të ministria e financave dhe sot kemi bërë ndarjen e 40 milionë euro për shlyrjen këtyre obligimeve”.

Kur pyetet për arsyet kryesore pse po çalon realizimi i udhërrëfyesit për energjinë në Veri të Kosovës dhe se a ka faj në këtë rast serbia, Riznavolli ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përpjekjet për reazlizimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ajo çfarë mund të them është se Kosova, të gjitha institucionet tona kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin të marrëveshjes ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak të anës tjetër, kompanisë Elektroserver”.

“I kemi bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që marrëveshja të realizohet sa më shpejt edhe para afatit të paraparë në mënyrë që qytetarët në veri të vendit të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë sa më shpejt që është e mundur”.

Ndërsa Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në këtë konferencë sa i përket Asosacionit të Komunave me shumicë serbe dhe deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar “Se nuk mund të formohet shtet brenda shtetit” ka thënë se Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund të dalë jashtë frymës së Kushtetueses së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika