Rizvanolli: Qeveria do të marrë masa për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri

Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të marrë një masë për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri për shkak të krizës energjetike në vend

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë për media nga termocentrali "A". Foto: EkonomiaOnline





Të martën e 20 shtatorit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, përkatësisht Termocentralin “Kosova A”.

Ministrja Rizvanolli në një deklaratë para mediave ka falënderuar KEK-un për punën e palodhshme në këto ditë të krizës energjetike si dhe mundin e tyre për të rikthyer në punë bllokun A3.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë stinës së dimrit mund të ketë reduktime të rrymës për shkak të shumë faktorëve dhe pret që qytetarët të kursejnë sa më shumë në mënyrë që të minimizohet nevoja për reduktime.

“Falënderoj ata që ditë e natë në mënyrë që të kemi furnizim me rrymë në këto dit të vështira. Ne e kishim planifikuar këtë vizitë qysh nga e premte për ta parë situatën dhe riparimin e bllokut A3, dhe e dëgjuam mengjes se ky bllok është riparuar falë punës së ekipës”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se Qeveria do të marrë një masë për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri për shkak të krizës energjetike në vend.

“Si masë që do ta ndërmarrim si Qeveri është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera, duke qenë se situata në treg ka treguar për një ngritje të çmimeve kohëve të fundit”, ka theksuar ajo.

Ministrja Rizvanolli tha se dimri do të jetë i paparashikueshëm në aspektin energjetik, që sipas saj po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

“Aktualisht jemi në një situatë shumë të mirë sepse nuk është ftoftë që të harxhojmë rrymë për ngrohje e as shumë nxehtë për të përdorur klimën. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kriza në nivel botëror është shumë më e madhe për shkak të luftës në Ukrainë, pra e bëjmë dimrin e paparashikueshëm dhe jo vetëm për gjithë botën”.

Ajo shpreson që masat që do të ndërmerren nga Bashkimi Evropian(BE), të ndikojnë edhe në Kosovë.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika