Rizvanolli: Rreth 25 mijë aplikime për pajisje efiçiente

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para Komisionit ka thënë se në masën e subvencionimit për pajisje efeçiente kanë qenë 25 mijë aplikime. Ndërsa, sa i përket masës mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efeçiente për ngrohje kanë qenë 261 aplikime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, 27 shkurt 2024, EO.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë për të adresuar krizën energjetike, duke vlerësuar se masat e ndërmarra janë pritur mirë nga qytetarët.

Ajo ka bërë të ditur se ka pasuar një angazhim të ndjeshëm, veçanërisht në subvencionimin e pajisjeve efikase, duke theksuar se janë regjistruar 25 mijë aplikime.

Ndërsa, sa i përket masës mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efeçiente për ngrohje sipas saj, kanë qenë 261 aplikime.

Ministrja ka theksuar se përshtypjet e qytetarëve nga këto masa janë pozitive dhe shpalosi investimet e vitit të kaluar në fushën e energjisë së ripërtritshme.

“Kemi pasur një numër të madh të interesuarve, kemi pasur gjithsej rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje eficiente, dhe veçanërisht kërkesa e madhe ka qenë për pajisje eficiente të ngrohjes. Për herë të parë vjet me përkrahjen financiare të BE-së kemi lansuar edhe masën mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efiçiente për ngrohje gjithashtu, këtu kemi pasur 261 aplikime. Përshtypjet e qytetarëve, janë shumë të mirëseardhura sa i përket procesit dhe efekteve të këtyre masave”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Ministrinë për mungesën e investimeve kapitale në ndërmarrjet publike, duke kërkuar sqarime nga ministrja Rizvanolli.

Ajo i ka reaguar opozitës duke thënë se investimet kapitale në sektorin e energjisë nuk i bën ministria apo qeveria, ato bëhen nga ndërmarrjet publike ose private.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se projektet e mëdha nuk mund të zbatohen brenda një nate dhe ka akuzuar opozitën për mungesë përkrahjeje në votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Investimet kapitale sidomos investimet e mëdha në sektor si energjia, nuk mund të ndodhin brenda natës, për këtë arsyeje është strategjia para projekteve dhe t’i përpilojmë listë  e projekteve. Duhet të keni parasysh që për secilin prej këtyre projekteve ka faza të gjata, dhe pjesa më e madhe e tyre bazohen në marrëveshje ndërkombëtare. Ju si Kuvend dhe opozitë nuk na keni ndihmuar në këtë aspekt, pra keni qenë pengese duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare me muaj të tërë, dhe duke zhargitur projekte të rëndësishme”, ka deklaruar tutje ajo.

Ajo ka përmendur se ndërmarrjes publike “Trepça” vitin e kaluar i janë ndarë 970 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar 583 mijë euro.

“Tek Infrakos janë dhënë me marrëveshje 489 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 245 mijë euro, tek Trainkos janë dhënë rreth 444 mijë, mirëpo janë shpenzuar vetëm 28.9 mijë, tek ndërmarrjet e ujërave kanë qenë 440 mijë prej të cilave janë shpenzuar 57 mijë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika