Rizvanolli: Strategjia e energjisë nuk parasheh ndërtimin e hidrocentraleve të reja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se dokumenti i draft-strategjisë së Energjisë 2022-2031, nuk e parasheh ndërtimin e hidrocentraleve të reja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë për media

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është miratuar draft-strategjia e energjisë 2022-2031, duke thënë se kjo strategji për herë të parë qytetarët i vendos në qendër, në mënyrë që të kenë energji të përballueshme.

“Me anë të kësaj strategjie, qytetarët janë aktivë në gjendje për të marrë masat e duhura dhe në forma të tjera, vizioni i strategjisë është të kemi një furnizim të qëndrueshëm me energji”, ka thënë Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se aktualisht kjo strategji nuk parasheh ndërtimin e hidrocentraleve të reja, por nëse ka mundësi që të ndërtohen kapacitete ujore, atëherë do të shqyrtohet kurdo që është në përputhje me objektivat e ambientit.

“Strategjia aktualisht nuk parasheh hidrocentrale të reja, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që pasi Ministria e Mjedisit të ketë bërë një plan zhvillimor për sektorin e ujërave, nëse ka mundësi të ndërtohen kapacitete ujore, kjo do të shqyrtohet, por vetëm në një moment kur të jemi të sigurt që kjo është në përputhje me objektivat e ambientit”, është shprehur Rizvanolli.

Ajo ka thënë se rritja e efiçiencës së energjisë është një ndër shtyllat kyçe e kësaj strategjie pa dyshim.

“Kjo ka qenë prej fillimit shtylla kryesore e strategjisë, në këto aspekte kemi filluar, besoj dhe shpresoj që do të aprovohet javën tjetër në Kuvend”.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se Ligji për Burimet e Ripërtëritshme është në konsultim publik dhe prek qytetarët e Kosovës, ku me anë të cilit, shihen format dhe procedurat e paneleve solare.

Ndryshe, të premten, Qeveria e Kosovës ka miratuar drafin e Strategjisë për energjinë 2022-2031.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i Qeverisë është që kjo strategji t’i mundësojë sektorit të energjisë të shërbejë si mjet për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e mundësive të bizneseve e punësimit të të rinjve.

Ndërkaq, në këtë konferencë, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se në këtë mbledhje është miratuar projektligji për kinematografinë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

 

“Kjo parasheh më shumë financim e buxhetin për filmin në Kosovë, parasheh krijimin  e kushteve për ekonominë kulturore dhe të bëhet sa më shumë tërheqja e investimeve të huaja”, ka deklaruar Çeku.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është miratuar edhe draft-koncept dokumenti për Rininë.

“Miratimi i konceptit për rininë parasheh reformë të plotë në sektorin e rinisë, të dy këto dokumente të parapara për vitin e ardhshëm, të punës rinore janë mjaft të vlefshme”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika