Rizvanolli thotë se s’janë kundër gazit amerikan: Kemi zgjedhur kombinimin më të lirë për qytetarët

Qeveria në detyrë nuk është kundër gazit amerikan, porse ka zgjedhur zgjidhjen më të lirë për qytetarët, ka thënë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo përmes një videoje në Facebook ka  thënë se është e pavërtetë që Kosova ka zgjedhur importin e gazit nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike apo para gazit amerikan.

“Përkundrazi, kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore dhe efiçiencën e energjisë. Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona. E dyta, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është ‘kundër’ gazit të lëngëzuar nga ShBA-ja (LNG), siç thuhet”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika