Rizvanolli: Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar lidhur me dërgimin e vagonëve të kompanisë publike “Trainkos” në Serbi për riparim.

Rizvanolli nuk e ka mohuar se vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin të Serbisë, por ka thënë se një praktikë e tillë është përdorur edhe më herët.

Ajo ka deklaruar se vagonët ishin dërguar për herë të parë në Zrenjanin në vitin 2017, menjëherë pasi ishin blerë. Sipas saj, procedura ishte nisur gjatë Qeverisë Mustafa, ndërsa vagonët ishin përuruar pas riparimit gjatë Qeverisë Haradinaj, nga ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga ministri Pal Lekaj”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo gjithashtu ka pyetur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nëse kishte qenë e shqetësuar për dërgimin e vagonëve në Serbi në vitin 2017, kur ministri i saj, Pal Lekaj, mori pjesë në përurimin e tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika