Roboti që po ndihmon në trajnimin e dentistëve pediatër në Japoni

Me anë të robotit humanoid, po synohet që dentistët të trajnohen rreth stimulimeve se si mund të reagojnë fëmijet gjatë marrjes së shërbimit dental

Roboti ndihmon në trajnimin e dentistëve pediatër në Japoni

Si duhet të reagojë dentisti nëse një fëmijë nuk mund të rehatohet gjatë vizitës së tij mjekësore?

Por, në Japoni me anë të një roboti humanoid po bëhen përpjekje që të ndihmohen dentistët me anë të trajnimit pediatrik.

Ndihmesa e tyre është simulimi i përgjigjjëve të një fëmiju ndaj trajtimit dentar duke filluar nga zemërimi deri te simptomat kritike mjekësore.

Yusuke Ishii është drejtori i divizionit inxhinierik të Tmsuk.

“Punonjësit mjekësorë me të vërtetë duhet të përjetojnë urgjenca mjekësore. Është e rëndësishme që ata të përjetojnë një situatë ku diçka nuk shkon, dhe kjo është ajo që mund të simulojë.”

Roboti i quajtur Pedia Roid, është i lidhur me një tabletë i cili është i programuar me kushte të ndryshme mjekësore.

Roboti ndihmon në trajnimin e dentistëve pediatër në Japoni
Ilustrim

Përdoruesi mund të dërgojë sinjale në cilindrat e ajrit brenda nyjeve të robotit për të lëvizur të gjithë trupin, gojën dhe gjuhën e tij. Kjo e lejon atë të shfaqë reagime fizike dhe shprehje të fytyrës.

Më e rëndësishmja, roboti mund të simulojë shenjat e një urgjence mjekësore, të tilla si konvulsione dhe dështim të zemrës.

“Është e vështirë të marrësh përvojë në stomatologjinë e fëmijëve, sepse nuk ka mundësi për të ushtruar, përveç kësaj ekziston rreziku që fëmijët të lëvizin të egër sepse kur gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet papritur e kanë të vështirë ta shprehin atë situatë”.

”Pra, është e nevojshme të kemi përvojë dhe njohuri për të monitoruar dhe trajtuar pacientët, por punonjësit mjekësorë nuk e kanë këtë mundësi, kështu që ata e administrojnë trajtimin në situata reale në mënyrë që ata të mund të praktikojnë një simulim.”

Tmsuk shpreson ta zhvillojë më tej, në mënyrë që të mund të ndihmojë njerëzit në industri të tjera të kujdesit për fëmijët, si mësuesit e shkollave fillore dhe pediatërit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika