Rohde: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe për votimin në veri, për keqardhje e shkatërrues

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotimin e votimit në veri, e ka cilësuar për keqardhje e shkatërrues për kulturën demokratike dhe jetën e përditshme të qytetarëve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj thirrjes së bojkotimit të Listës Serbe për procesin e votimit në veri të Kosovës, për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave.

Ai e ka cilësuar këtë kërkesë si “për keqardhje dhe shkatërrues” për kulturën demokratike dhe kujdesin për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ambasadori Rohde ka theksuar se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.

“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Serbe është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, ka thënë ambasadori Rohde, në një përgjigje për Klankosova.

Ai gjithashtu vuri në dukje përpjekjet e qeverisë kosovare për të paraqitur një proces, që mund të çonte në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, ka deklaruar Rohde.

Në lidhje me procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore, ku qytetarët serbë votuan për largimin ose mbajtjen e kryetarëve aktualë, procesi dështoi pasi që votuan vetëm 253 qytetarë, ndërsa për të kaluar këtë iniciativë ishte nevoja që të votonin 50% plus një e qytetarëve me të drejtë vote.

Reagime të ngjashme me keqardhje kanë ardhur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka shprehur zhgënjim për rezultatin zgjedhor dhe mosshfrytëzimin e së drejtës së votës nga ana e qytetarëve atje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika