Rohde: Çështjet shtetërore duhet jenë para interesit partiak
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Në një postim në platformën BlueSky pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori Rohde theksoi se zvarritja e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe formimit të qeverisë është një çështje […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Në një postim në platformën BlueSky pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori Rohde theksoi se zvarritja e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe formimit të qeverisë është një çështje serioze që kërkon veprim të menjëhershëm.
“Në takimin tim me Presidentin Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para interesit partiak”, ka shkruar Rohde.
Asnjë parti nuk ndryshon qëndrim, bllokada vazhdon
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, që nga mesi i prillit nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e saj për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po gjen përkrahje nga partitë e tjera.
Seanca e 9-të për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, mbahet të enjten, nga ora 10 në mëngjes.
In my meeting with 🇽🇰 President Osmani, I expressed my growing concern over delays in finalizing Parliament’s constituent session and forming a government post-elections. In today’s rapidly changing global landscape, swift action is imperative – state affairs must always come before party politics.— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 30, 2025 at 1:50 PM















